Ja kënd e ngushëllon Loredana

  • A.P /
  • 02 June 2024 - 12:33
Ja kënd e ngushëllon Loredana

Reperja me famë ndërkombëtare, Loredana që një kohë të gjatë është në lidhje me futbollistin e Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Mbrëmjen e djeshme, Dortmundi humbi finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, me një rezultat prej 2-0.

Reperja shqiptare, Loredana, ka ngushëlluar të dashurin e vet përmes një fotografie në “Instagram”.

‘’Edhe nëse jeni në fund, ne do të qëndrojmë pranë jush dhe do të këndojmë’’, shkruhet në foton e publikuar nga këngëtarja e që shihet edhe Adeyemi.

Loredana këtë herë nuk ka postuar asgjë nga stadiumi, duke lënë të kuptohet se nuk e ka ndjekur lojën nga afër.

Ajo shihet gjithmonë në stadium duke përkrahur të dashurin e saj.

Image

(Kosova Sot Online)