Dafina dhe Noizy ribashkohen për këtë arsye

  • A.P /
  • 05 June 2024 - 19:48
Dafina dhe Noizy ribashkohen për këtë arsye

Noizy dhe Dafina kanë patur gjithmonë ulje dhe ngritje në marrëdhënien e tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në vitin 2018 ata lanë pas të shkuarën duke sjellë “A don love a don sex” që solli padiskutim komente të shumta dhe ishte një projekt vërtetë i suksesshëm.

 

Mirëpo pas kësaj ata zgjodhën përsëri të shkëpusnin marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe kjo për një keqkuptim që ndodhi mes tyre.

Një nga surprizat e “Alpha Show” do të jetë dhe Dafina Zeqiri dhe këtë e ka bërë me dije vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it. Ndryshe nga dy vitet e tjera, këtë vit Daffy do të performojë në skenën e “Alpa Show”.

Image


(Kosova Sot Online)