Getinjo del me një lajmërim: Para Zotit jemi të barabartë dhe askush nuk është më i lartësuar

  • E.k /
  • 07 June 2024 - 09:01
Getinjo del me një  lajmërim: Para Zotit jemi të barabartë dhe askush nuk është më i lartësuar

Këngëtari, Getinjo, ka dalur me një  lajmërim, shkruan "Kosova Sot Online".

Getinjo dihet se është një praktikues i fesë islame.

Getinjo ka bërë  një  reagim teksa ka thënë se  nuk do të bëjë më postime të tilla meqë po deformohet dhe keqinterpretohet për fitime dhe famë. 

“Të gjithë luftojmë me qenë numër një në një punë, por harrojmë që ne gëzohemi që konkurrentët tonë nuk arritën njëjtë. Do të thotë ju gëzohemi humbjes së dikujt dhe fitores tonë. Zoti na faltë.

Para Zotit jemi të barabartë dhe askush nuk është më i lartësuar dhe me fuqiplotë.

Unë nuk postoj më në lidhje me besimin tim dhe përkushtimin tim, sepse me të vërtetë çdo gjë deformohet përdoret, keqinterpretohet për fitime dhe famë. Zoti ju dashtë dhe ju ruajt”, ka shkruar Getinjo.

(Kosova Sot Online)