
Aksidentohet Alketa: Gjysma e makinës është shtypur, nuk e di si kam shpëtuar, Zoti është i madh

Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, ka treguar se dje ka pasur një aksident, përcjell “Kosova Sot Online”.
Vejsiu ka bërë të ditur se për fatin e mirë është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ajo ka thënë se nuk e din se si ka shpëtuar.
“Mua e di ç’më ka ndodhur sot Fifi? Gjysma e makinës time është e shtypur dhe kam pasur një incident sot, që nuk e di si kam shpëtuar. Zoti është i madh! Një djalë 18 vjeç sa kishte marrë patentën, frenuar ishim, makina iku në anën tjetër. Dhe nuk e di, shyqyr kisha vënë rripin e sigurimit.
Jam mirë, kam ardhur në orën 9 e një minutë këtu, jam mirë…Jam mirë! Unë shumë, mendoj që sot kishte një energji të çuditshme, por jam mirë. Fatmirësisht dhe ata që na përplasën janë mirë, se ishin të rinj. Djali 18, vajza 17 vjeç. Jemi mirë të gjithë”, tha Alketa.
(Kosova Sot Online)