
Lexoni edhe:
Eri Bajraktari publikon këngën e re 'Lotët'
Pas suksesit me koncertin "Shkurte Fejza - 50 vjet Zëri i Kombit" që e realizoj në Sallën e madhe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, artistja e njohur e këngës shqipe Shkurte Fejza po bëhet gati për koncertin e radhës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Eri Bajraktari publikon këngën e re 'Lotët'Lexoni edhe:
Për të gjithë shqiptarët që e duan muzikën e bukur shqipe, kësaj radhe do të mund ta shijojnë koncertin live në Tiranë me moton "50 vjet Krenari".
Respektivisht më 20 qershor në Pallatin e Kongreseve ejani në koncertin e Primadonës së këngës shqipe Shkurte Fejza.
"Vazhdojmë rrugën për Shqipëri por tani nuk na përcjell ai Drin i Zi nga rrugëtimi i parë për Xhamadani vija vija. Por tani shkojmë si vala e Drinit të bardhë përmes Rrugës së Kombit", ka shkruar artistja.
(Kosova Sot Online)