Lexoni edhe:
Përgatituni: Diva Adelina Ismaili me koncert për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës
Pas mega suksesit me koncertin jubilar "Shkurte Fejza - 50 Vjet Zëri i Kombit", ka folur për herë të parë protagonistja kryesore, artistja e madhe e skenës - zonja Shkurte Fejza, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Përmes një postimi të gjatë Fejza ka falenderuar miqtë dhe të gjithë ata që ishin të pranishëm në koncert.
Përgatituni: Diva Adelina Ismaili me koncert për 25 vjetorin e çlirimit të KosovësLexoni edhe:
"Më janë dashur dy ditë të tëra për të mbledhur veten që të gjitha ndjenjat dhe emocionet e mia t’i transformoj në fjalë, por u gjeta e humbur për to. Mirënjohja ime është aq e thellë, sa nuk mund ta shpreh dot. 8 qershori do të mbetet si një nga ditët kyçe dhe më kuptimplota të karrierës dhe jetës sime.
Ky koncert shënon një udhëtim të gjatë dhe të mbushur me sfida dhe suksese, që nga ditët e para kur fillova të këndoj, deri në këtë moment të paharrueshëm.
Kam pasur nderin të këndoj për dhe me popullin tim, në kohë të vështira dhe në momente të gëzueshme. Kam kënduar për lirinë dhe dashurinë për atdheun, dhe për të gjitha ato vlera që na bashkojnë si komb", ka theksuar këngëtarja ndër të tjera.
Pamje nga koncerti
Postimi i plotë në vijim...
Të dashur miq dhe të gjithë ata që ishit të pranishëm në koncertin tim jubilar "Shkurte Fejza - 50 Vjet Zëri i Kombit",
Më janë dashur dy ditë të tëra për të mbledhur veten që të gjitha ndjenjat dhe emocionet e mia t’i transformoj në fjalë, por u gjeta e humbur për to. Mirënjohja ime është aq e thellë, sa nuk mund ta shpreh dot. 8 qershori do të mbetet si një nga ditët kyçe dhe më kuptimplota të karrierës dhe jetës sime.
Ky koncert shënon një udhëtim të gjatë dhe të mbushur me sfida dhe suksese, që nga ditët e para kur fillova të këndoj, deri në këtë moment të paharrueshëm.
Kam pasur nderin të këndoj për dhe me popullin tim, në kohë të vështira dhe në momente të gëzueshme. Kam kënduar për lirinë dhe dashurinë për atdheun, dhe për të gjitha ato vlera që na bashkojnë si komb.
Brohoritjet tuaja më kujtuan vitet e vështira të Kosovës, ku po në të njëjtën sallë, nën shtypjen e vazhdueshme të regjimit, ne bashkoheshim me një të përbashkët: dashurinë për shqiptari.
E sot, takohemi në liri dhe demokraci, për të cilën aq shumë u lutëm, u përpoqëm, dhamë gjak e lot, e humbëm më të shtrenjtit tanë. Çfarë mund të them përpos që ju dua me gjithë zemër dhe gjithë sukseset e mia ua dedikoj juve, njerëz me zemër të mirë, që nuk pushoni kurrë së dashuri atdheun dhe shqiptarinë.
Kthehem pas dhe kujtoj prindërit e mi, ndjej një ndjesi të thellë mirënjohjeje dhe dashurie për gjithçka që kanë bërë për mua. Ata kanë qenë shtysa më e madhe në jetën time, duke më udhëhequr me dashuri, përkushtim dhe sakrificë. Motrat dhe vëllezërit e mi kanë qenë gjithmonë burimi im i forcës dhe mbështetjes.
Në këtë rrugëtim të gjatë dhe të vështirë , kam pasur gjithmonë pranë bashkëudhëtarin e jetës sime, bashkëshortin tim të dashur, Hajrushin, i cili ka qenë këshilltari im më i besuar dhe themeluesi i krijimtarisë sime. Ai ka qenë një shtyllë e palëkundur për mua, duke më mbështetur në çdo hap të rrugës. Fëmijët e mi janë drita e syve të mi dhe frymëzimi im i përditshëm. Ata janë arritja ime më e madhe dhe burimi im i përhershëm i lumturisë dhe krenarisë.
Dua të falënderoj krerët e shtetit për mbështetjen dhe prezencën e tyre. Falënderoj Kryeministrin Albin Kurti, Presidenten Vjosa Osmani, Kryetarin e Parlamentit Glauk Konjufca, kryetarët e partive politike z. Ramush Haradinaj z.Memli Krasniqin, deputet dhe ministra për nderin që më bëtë duke marrë pjesë në këtë ngjarje të veçantë. Prania juaj e bën këtë koncert edhe më të veçantë dhe të paharrueshëm për mua.
Falenderoj nga zemra z. Hajrulla Çekun , Ministrin e Kulturës, për mbështetjen e jashtëzakonshme që bëri të mundur organizimin e këtij koncerti jubilar.
Një falënderim i veçantë shkon për kolegët e mi të dashur, që u ngjitën bashkë me mua në skenë dhe ma pasuruan mbrëmjen - Ilirin, Kastriotin e Nikollën dhe të gjithë kolegët e tjerë që ishin prezent.
I falem Zotit për të gjitha bekimet dhe e falenderoj që më fali pjesë e një populli të shenjtë, që di ta çmojë dhe nderojë artistin e vet. Nëse me diçka mburrem, mburrem që jam Shqiptare.
Me dashuri dhe mirënjohje të pafund,
E juaja me shpirt e zemer,
Shkurte Fejza
(Kosova Sot Online)