Lexoni edhe:
Hande Erçel ekspozohet deri në këtë pikë
Artisti i njohur Ilir Shaqiri, është shpallur qytetar nderi i Gjakovës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Përmes faqes së tij zyrtare, Shaqiri ka shprehur mirënjohjen më të thellë për popullin heroik dhe artdashës të Gjakovës.
Hande Erçel ekspozohet deri në këtë pikëLexoni edhe:
"Të jesh nderi i këtij qyteti është privilegj për çdo artist, ashtu siç janë të nderuar dhe të respektuar gjithandej hapësirës shqiptare artistët nga Gjakova dhe ata të cilët patën dhe kanë një lidhje rrënjore të pashmangshme me Gjakovën", ka theksuar ndër të tjera këngëtari.
Postimi i plotë:
NȄ DITȄN E ҀLIRIMIT
(Gjakovë, 14 qershor 2024)
Shpreh konsideratën time dhe mirënjohjen më të thellë për popullin heroik dhe artdashës të Gjakovës! Falënderimin tim për kryetarin e komunës, z. Ardian Gjini, Asamblenë e Komunës dhe kryesuesen e saj znj. Arbëneshë Kuqi!
Të jesh nderi i këtij qyteti është privilegj për çdo artist, ashtu siç janë të nderuar dhe të respektuar gjithandej hapësirës shqiptare artistët nga Gjakova dhe ata të cilët patën dhe kanë një lidhje rrënjore të pashmangshme me Gjakovën.
Kam pasur fatin t’i njoh dhe ta ndajë skenën me: Hadi Shehun, Mirush Kabashin, Qamilin e Vogël, Mazllum Mejzinin, Ismet Pejen, Sevdai Radogoshin, Shkëlzen Jetishin e Zenel Dolin, Zeqë Kuqin, Blerim Grubin, Yllka Kuqin, Naim Abazagën, Ruzhdi Sadikun e shumë të tjerë; një plejadë artistësh që kanë lënë gjurmë në artin e muzikës, teatrit dhe filmit. Ata i kanë dhënë shpirtin e tyre këtij qyteti të bukur, i kanë dhënë art dhe kulturë Kosovës dhe hapësirës mbarshqiptare.
Arti që është krijuar nga artistët e kësaj treve: nga Ali Podrimja e Din Mehmeti në fushën e letërsisë, nga Abdurrahim Buza e Muslim Mulliqi në fushën e pikturës, nga Rauf Dhomi e Avni Mula në fushën e krijimtarisë muzikore, e bën këtë qytet ndër qytetet më kontributdhënëse në gjysmën e fundit të shekullit njëzet, atëherë kur qenia shqiptare po bëhej gati për vlimin e përgjithshëm në luftën çlirimtare.
Gjithë ky art kombëtar i krijuar ndër vite e dekada nuk kishte si të mos frymëzonte bijtë dhe bijat e kësaj ane drejt udhës së dritës, asaj udhe që e shtruan me shumë sakrificë rilindësit tanë që nga Lidhja e Prizrenit e këndej.
Arti këtë mision ka, që vlerat identitare, kombëtare, ndjenjat dhe dëshirat e popullit t’i artikulojë përmes shprehjeve artistike, që do të komunikojnë me brezin e tanishëm dhe brezat që do vijnë.
Gjakova në këngët e mia mbetet Molla e Bajrakut!
Faleminderit, Gjakovë!
(Kosova Sot Online)