Ky ishte zhgënjimi i Maya Aliçkaj

  • A.P /
  • 16 June 2024 - 13:00
Ky ishte zhgënjimi i Maya Aliçkaj

Këngëtarja shqiptare Maya Aliçkaj ka folur për procesin e divorcit dhe për periudhën e vështirë që kaloi pas videos virale, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Ajo u shpreh se po mundohet të mbajë larg negativitetin dhe të ruajë energjitë për vete, djalin dhe punën.

Maya vuri theksin te mënyra se si ngjarja e saj u përfol në media. 

U përfol dhe u hodh aq shumë baltë mbi figurën time nga televizionet duke bërë manipulime dhe shpifje. Por floriri nuk bëhet pis sepse është flori, - tha ajo. 

Gjithashtu, ajo tha se për këtë çështje, do të flasë së shpejti gjerë e gjatë dhe në mënyrë të veçantë kur të vijë koha e duhur. Mbi këtë çëshjte Maya ka thënë se së shpejti do të flasë gjerë e gjatë dhe në mënyrë të veçantë kur të jetë koha e duhur për të.

Unë i dhashë botës së artit dhe televizioneve diçka. Dhe ti po më përdor, pa u shprehur unë kurrë dhe pa e ditur ti kurrë të vërtetën. Ky ishte një zhgënjim për sa i përket mediave që e kanë përdorur këtë moment. Më lëndove mua, lëndove fëmijën, shumë keq, - përfundoi ajo.

Image

(Kosova Sot Online)