
Mozzik: Zvicra është vendi më i ftohtë ku kam jetuar, ka qenë shumë sfiduese

Këngëtari, Mozzik, së fundmi, ka qenë i ftuar në një emision, ku ka folur më shumë për albumin e ri dhe jetën e tij personale, përcjell “Kosova Sot Online”.
Këngëtari u pyet edhe për jetesën në Zvicër pasi atje ishte disa vite më parë për shkak të lidhjes së tij më këngëtaren, Loredana Zefin.
Këngëtari tha se Zvicra është një vend shumë i ftohtë për të jetuar.
Mozzik po ashtu tha se e ka shumë problem që të jetoj larg prindërve të tij.
“Për mua ka qenë sfiduese pak, unë sado që jam rritur në jetë e karrierë e kam shumë problem me jetu larg prindërve. E kam, nuk mundem. Më së shumti që më ka ndodhur është një orë e gjysmë larg”, u shpreh ai.
Mozzik shtoi: “Në Zvicër kur pata shku ka qenë shumë sfiduese, sado që kahja ime jetësore mori kahje tjetër. Zvicra është vendi më i ftohtë ku kam jetuar. Njerëzit janë, e kanë një dashuri të njerëzve ndryshe. Në Gjermani është ndryshe. Liberalizimi i vizave nuk e di sa ka luajtur rol tash. I kemi vizat, kudo që kemi me shku shkojmë”.
(Kosova Sot Online)