Shkurte Fejza, artistja e papërseritshme, e cila bëri epokë në muzikën shqipe

  • A.P /
  • 18 June 2024 - 16:00
Shkurte Fejza, artistja e papërseritshme, e cila bëri epokë në muzikën shqipe

Mbretëresha e muzkës popullore Shkurte Fejza, këtë muaj ka festuar 50 vjetorin e karrierës së saj, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Këtë jubile, artistja e konkretizoi me sukses me një koncert në Prishtinë derisa do ta vazhdon edhe në Tiranë.

 

Suksesi i Shkurte Fejzës kishte filluar qysh në vitet e 70' derisa në vitin 1974 ajo kishte shkëlqyer me interpretimin live të këngës së saj të parë.

Kënga e parë e artistes së madhe shqiptare e interpretuar në vitin 1974, dëshmon se një vokal unik si i Shkurte Fejzës haset rrallë në muzikë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online". Me këngët dhe intelektin ajo ndërtoj kalanë e karrierës së saj me precizitet dhe me mund për ta merituar pozitën që gëzon sot: Artiste e papërseritshme.


(Kosova Sot Online)