Bebe Rexha ju përgjigjet atyre që e quajnë të shëndoshë

  • A.P /
  • 21 June 2024 - 16:00
Bebe Rexha ju përgjigjet atyre që e quajnë të shëndoshë

Bebe Rexha ka vendosur që të ketë një përgjigje virtuale për të gjithë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Për ju që më quani të shëndoshë, thjesht dijeni që edhe llogaria ime bankare është kështu,” ka shkruar këngëtarja në Instagramin e saj, bashkë me disa foto që tregojnë arratisjen tropikale në plazhet e ujëra të kaltra dhe rërë të bardhë.

 

Bebe Rexha ka trajtuar herë pas here këtë temë. Këngëtarja është vëmë shpesh herë në qendër të kritikave për shkak të peshës së saj.

Madje për këtë arsye, një vit më parë, Bebe vuri në pikëpyetje pjesmarrjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV VMA.

“Jam shumë në ankth dhe e stresuar për paraqitjen në tapetin e kuq…Njerëzit do të flasin për peshën time, sepse nuk po e dua shumë veten në këto momente.”

Ndërkohë, këngëtarja është ndarë pak muaj më parë nga ish-partneri Keyan Safyarion pas tre vitesh lidhje, vetëm se ai e kritikoi për peshën.

Image

(Kosova Sot Online)