Shkodran Tolaj përgjigje për 'Ata që duan ndryshimin': Nuk më trembet syri ndaj asnjë shantazhi

  • A.P /
  • 21 June 2024 - 17:31
Shkodran Tolaj përgjigje për 'Ata që duan ndryshimin': Nuk më trembet syri ndaj asnjë shantazhi

Drejtori i Ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve popullore shqiptare në RMV, Shkodran Tolaj, përmes një postimi në llogarinë e tij sociale u ka kthyer përgjigje për 'Ata që duan ndryshimin', shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

"Nuk më trembet syri ndaj asnjë shantazhi por së paku bëhuni pak të moralshëm se burrninë e di që se keni e se keni pas kurr! Ju pres të më shkarkoni arbitrarisht, po qoftë dhe me pretekste banale në të ardhmen se si duket “ky qenka ndryshimi që vlen”, ka theksuar ai ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Përgjigje për “Ata që duan ndryshimin”

Në jetë jam udhëhequr me thënien “më mirë me e mbajt gjuhën në gojë sesa të merrem me llafazanëri injorante” por si duket është e nevojshme ndonjëherë të fliten gjërat dhe të vërtetat!

Unë, Shkodran Tolaj, drejtor i Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV, sot dua të flas sepse pavarësisht që kam preferuar të punoj shumë e të flas pak, apo aspak, më duhet detyrimisht tu përgjigjem gjithë atyre që kërkojnë dhe presin “Ndryshimin e shumë pritur”!

Jo vetëm, ju por dhe unë dhe gjithë opinioni mbarëkombëtarë, Kosova, Shqipëria, Kosova Lindore, Mali i Zi, Diaspora janë duke pritur se çfarë dhe si do veproni me një institucion që përveç që është ndërtuar me gjak, gjatë këtyre pesë viteve ka arritur të ngritet në piedestalin më të lartë kombëtar e ndërkombëtar!

Ju kujtoj se nga nëntori 2019 unë postin që për ju mund të jetë tepër i “adhuruar” e kam patur mision e detyrë të shenjtë dhe jam ballëlart e krenar para çdo shqiptari anë e kënd globit sepse dhe atëherë kur ju të njejtët, më shpërfillët, përqeshët, e luftuat në format më të ulëta, ia dola! E dini pse!!! Sepse kultura nuk duron injorancë, ndërskëmbëca, nëntokë!

Ne jemi pak dhe shumë mirë e dimë dhe e njohim njëri- tjetrin dhe arti është arenë e hapur ku secili e tregon veten!

Po u them sot që vullnetarisht kërkoj të merreni haptas me mua “jo nëpër bodrume” unë drejtori i zgjedhur me konkurs dhe me mandat të dytë deri në nëntor 2027!

Nuk më trembet syri ndaj asnjë shantazhi por së paku bëhuni pak të moralshëm se burrninë e di që se keni e se keni pas kurr! Ju pres të më shkarkoni arbitrarisht, po qoftë dhe me pretekste banale në të ardhmen se si duket “ky qenka ndryshimi që vlen” ! Të manipuloni dhe gënjeni punëtorë duke “u shitur” si drejtora ende pa u krijuar Qeveria, familjarë të krerëve të partisë që po vie në pushtet dhe administratorë të Ministrisë së Kulturës me “mbledhje sekrete” nëpër “bodrume” si në kohën e UDB- së duke u përzier në konkurset e Ansamblit është Mega- skandal!

Derimë sot, kam patur autonominë e plotë të drejtoj institucionin pa ndërhyrje dhe ky është çelësi i suksesit dhe kjo autonomi nuk mund të cënohet për asnjë çmim!

(Kosova Sot Online)