Dea Mishel ka rrëfyer për operacionin delikat në kokë

  • A.P /
  • 25 June 2024 - 15:39
Dea Mishel ka rrëfyer për operacionin delikat në kokë

Dea Mishel, është rikthyer në ekran dhe ka rrëfyer për operacionin delikat në kokë, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

"Kjo shkëputje e gjatë e imja nga ekrani erdhi sepse më duhet të fokusohesha te shëndeti. Një ndërhyrje e papritur, diçka që dukej të ishte e vogël por doli se ishte një gjë shumë e komplikuar dhe më trembi goxha të them të drejtën.

 

Më sfidoi, por gjithashtu më mësoi shumë. Më ka mësuar të jetoj momentin, të gjej lumturi në gjërat e vogla në jetë, që ndoshta ndonjëherë i marrim për të mirëqena, si për shembull, familja, shoqëria, njerëzit që duam", tha Dea.

Më tej ajo dha edhe një mesazh për njerëzit që kanë probleme shëndetësore.

"Kam një mesazh për të gjithë ata që na ndjekin. Mos i lini kontrollet mjekësore pas dore, sepse një kontroll i hershëm mund të shpëtojë një jetë. Forca për të gjithë ata që mund të kenë një problem shëndetësor. Lutem për ju, jepini vetes pozitivitet, sepse mrekullitë ndodhin. Besoni në Zot", thekson ajo.

Image

(Kosova Sot Online)