A është martuar Loredana me Karimin?

  • A.P /
  • 26 June 2024 - 19:10
A është martuar Loredana me Karimin?

Loredana Zefi ka nxitur aludimet se i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me të dashurin e saj, 22-vjeçarin Karim Adeyemi, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

 

Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi Loredana ka folur për futbollistin, duke e cilësuar atë si bashkëshortin e saj.

“Burri im luan për Dortmundin”, tha Loredana.

Megjithatë nuk dihet nëse çifti i kanë dhënë fund beqarisë, apo jo.

Kujtojmë që Loredana dhe Adeyemi disa muaj më parë konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë, ndërsa në fotot e publikuara dyshja duken shumë të lumtur së bashku.

Image


(Kosova Sot Online)