A ishte Adrola Dushi në koncertin e Capital T?

  • A.P /
  • 28 June 2024 - 19:32
A ishte Adrola Dushi në koncertin e Capital T?

Adrola Dushi dhe këngëtari i famshëm Capital T janë në një lidhje dashurie, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë bukuroshja. Edhe pse nuk e tha emrin, Adrola tha se është e dashuruar me ‘djalin më të bukur shqiptar’.

 

 

Së fundmi sapo është vërtetuar më shumë se të dy janë në një lidhje. Kjo pasi ku Capital T ka performuar në “South Outdor Festival”, Adrola nuk ka mundur t’i shpëtojë nga kamerat,ku ndodhej mes audiencën duke shijuar koncertin dhe këngët e Capital T.

I pyetur nga gazetarët për jetën e tij personale Capital T u përgjigj:

"Për çdo pikëpyetje do të përgjigjem në kohën e duhur, njerëzit përreth e dinë, po thjesht, unë nuk kam dashur të prononcohem, shpesh e kom cek, nuk i preferoj pjesët e portaleve e skandaleve. E di që i ndihmojnë shumë artistëve, në mënyrë për me e promovu projektin. Edhe normalisht me kon një çift që është i fuqishëm i ndihmojnë njëri-tjetrit, por unë kam pas dëshirë me u njoft vetëm për muzikë".

Image

(Kosova Sot Online)