Sabri Fejzullahu shkruan fjalët më të mira për Adelina Ismailin: Ti je diva, je mbretëreshë e skenës
Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, ka publikuar një fotografi me divën e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili, shkruan “Kosova Sot Online”.
Fejzullahu ka zgjedhur fjalët më të bukura dhe emocionuese për Ismailin.
Këngëtari ka shkruar se Adelina është mbretëresha e skenës dhe se është diva dhe modestia e kombit shqiptar.
“Po Adelina, sikur dita e bukur që mban diell, të mbajta për dore, qysh 7 vjeçe, dhe do të mbaj deri në përjetësi, por në shpirtin tim. Ti je diva dhe modestia e kombit shqiptar, ti je kultura dhe ngritja, dituri e mirësjellje, ti je bukuria e thjeshtësia njerëzore, mbretëreshë e skenës dhe ikona televizive. Ti theve rregulla e tabu, dhe gjithmonë ishe ti, unike, dhe e tillë mbete, unike. I yti e me plotë dashni axha Sabri…”, ka shkruar Fejzullahu.
(Kosova Sot Online)