Ja pse Stresi i kërkon falje popullit të Kosovës

  • A.P /
  • 28 June 2024 - 14:58
Ja pse Stresi i kërkon falje popullit të Kosovës

Stresi, ka marrë vëmendje me një video të publikuar në Instagram nga Tirana, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

Ai këtë video ia dedikon popullit të Kosovës duke i falënderuar për çdo gjë që kanë bërë për flamurin kuq e zi.

 

Njëherësh, këngëtari ka kërkuar falje teksa tregon se flamuri i Serbisë po valëvitet nëpër lokalet e Tiranës.

“Përshëndetje vëllezër dhe motra, baballarë dhe i gjithë populli i Kosovës. Ky Evropian nuk do të ishte kaq i zjarrtë pa tifozërinë tuaj, në çdo stadium të Evropës, edhe gjithmonë e keni treguar veten për flamurin kuq e zi, gjithmonë keni dhënë gjithçka për flamurin kuq e zi”, u shpreh ai.

38-vjeçari theksoi: “Edhe sot në Tiranën tonë apo në Shqipëri këndej flamuri serb valëvitet në çdo lokal të Shqipërisë. Unë realisht nuk po e bëj këtë video për të marrë pëlqime por realisht më dhemb zemra sepse shqiptarët i kanë harruar vuajtjet e masakrat që kanë ndodhur në Kosovë e fëmijët e vrarë e shumë çfarë i ka ndodhur këtij populli”.

“Mirëpo, kjo Shqipëria e modernizuar, kështu që unë që jetoj këtu ju kërkoj ndjesë shpirtërisht nga thellësia e zemrës”, tha ai ndër të tjerash.

Image

(Kosova Sot Online)