Adelina Thaqi e realizon me sukses koncertin recital 'Nji za dashnije – Për ty Prishtinë'

  • A.P /
  • 28 June 2024 - 16:02
Adelina Thaqi e realizon me sukses koncertin recital 'Nji za dashnije – Për ty Prishtinë'

Artistja e njohur Adelina Thaqi, e ka realizuar me sukses  koncertin e saj recital "Nji za dashnije – Për ty Prishtinë”, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Këtë koncert ajo ia ka dedikuar 25 vjetorit të Çlirimit të Prishtinës.

 

Adelina në këtë koncert u prezantua me 15 paraqitje, të shoqëruara edhe nga artistë të tjerë të cilët e nderuan atë me pjesmarrjen.


Ky koncert padyshim i dedikohet gjithë punës së saj, babait, familjes karrierës dhe dashamirësve të këngës së saj të cilët e shoqëruan tash e sa dekada.

(Kosova Sot Online)