Aurela Gaçe këndon në skenë me dy vajzat e saj: 31 vite në skenë, ky është momenti më emocionues

  • E.K /
  • 29 June 2024 - 09:49
Aurela Gaçe këndon në skenë me dy vajzat e saj: 31 vite në skenë, ky është momenti më emocionues

Këngëtarja, Aurela Gaçe, është një prej këngëtarëve më zërin më të talentuar në skenën muzikore shqiptare, shkruan “Kosova Sot Online”.

Aurela ka publikuar një video të bukur të dy vajzave të saja duke kënduar në Festivalin Kombëtar për Fëmijë në Shkodër.

Ajo është shfaqur bashkë në skenë duke kënduar bashkë me vajzat e saj.

Aurela ka shkruar se ky është momenti më i bukur dhe më emocionues në karrierën e saj prej 31 vitesh.

“Kam të drejtë të emocionohem? Në gjithë karrierën time prej 31 vitesh në skenë, ky është momenti më i bukur, më emocionues. Para një muaji isha e ftuar në Festivalin Kombëtar për Fëmijë në Shkodër. Festival emblematik për shumë fëmijë. Unë zgjodha të dal në skenë me dy vajzat e mija në skenën ku u rrita” ishte shprehur këngëtarja.

(Kosova Sot Online)