Dua Lipa shkëlqen me performancën e saj në 'Glastonbury'

  • A.P /
  • 30 June 2024 - 16:26
Dua Lipa shkëlqen me performancën e saj në 'Glastonbury'

Dua Lipa ka dhuruar një mbrëmje magjike me performancën e saj në festivalin më të madh britanik “Glastonbury”, 
transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ajo ishte këngëtarja e natës e këtij festivali dhe performoi para 100 mijë njerëzve e cila doli në skenën e famshme të Piramidës pas orës 22:00, duke e hapur me një seri të përsosur prej pesë këngësh: Training Season, One Kiss, Illusion, Break My Heart dhe Levitating.

BBC lavdëroi koreografitë e saj teksa thotë se lanë njerëzit pa frymë dhe ritmi i performancave të artistes shqiptare nuk u ndal gjatë gjithë natë duke cilësuar gjithashtu performancën e saj ambicioze dhe dinamike.

E kam shkruar këtë moment në letër, e kam dëshiruar dhe e kam ëndërruar duke punuar shumë”, i thoshte Dua turmës.

(Kosova Sot Online)