A është shtatzënë Elhaida Dani për herë të parë?

  • A.P /
  • 02 July 2024 - 15:36
A është shtatzënë Elhaida Dani për herë të parë?

Elhaida Dani dhe partneri i saj Lediani janë duke shijuar romancën. Edhe pse kanë vendosur që lidhjen ta mbajnë për vete, duke mos ndarë shumë momente me publikun, gjithmonë ka aludime, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Së fundi, ajo është përballur edhe me aludimet e shtatzënisë. E pyetur në një prej koncerteve ku ajo ishte pjesëmarrëse, Elhaida i mohoi lajmet se mund të jetë në pritje të ëmbël.

“Nuk jam, nuk jam, nuk jam. Por nëse do vijë momenti, do vijë momenti, do t’jua them me shumë dashuri” – tha këngëtarja, por më tej nuk pranoi të përgjigjej për pyetjen e radhës: “E keni në plan, e keni diskutuar?”

“Tani nuk do themi aq shumë gjëra, të lutem” – e mbylli ajo pa komentuar më shumë.

(Kosova Sot Online)