Modelja shqiptare ia huq për vdekjen e Kadaresë, shkruan: Pusho në paqe Dritëro Agolli!

  • A.P /
  • 02 July 2024 - 17:08
Modelja shqiptare ia huq për vdekjen e Kadaresë, shkruan: Pusho në paqe Dritëro Agolli!

Personazhet publikë shqiptarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit Ismail Kadares nëpërmjet një postimi në profilin e tyre në Instagram, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Aktorë, këngëtarë, moderatorë e deri te modelet, foto e Ismail Kadares padyshim ishte më e postuara nga VIP-at shqiptarë ditën e djeshme.

Por mes gjithë këtyre lotëve në Instagram, nuk ka munguar edhe një gafë. Ish-Miss Universe Albania 2015, Megi Luka e ka ngatërruar Kadarenë me autorin e mirënjohur, Dritëro Agolli.

Modelja ka publikuar një poezi të Dritëroit të titulluar “Mjegull i dashurisë”, ndërsa përkrah saj shkruan “Pusho në paqe Dritëro Agolli”. Postimi është fshirë pak minuta pasi ajo e kishte hedhur dhe 7 vite pas ndarjes nga jeta të Dritëro Agollit.

Image


(Kosova Sot Online)