Shkurte Fejza: Lamtumirë Ismail Kadare, veprat tua do të jetojnë me ne sa të ketë shqiptarë mbi këtë dhe

  • A.P /
  • 03 July 2024 - 16:00
Shkurte Fejza: Lamtumirë Ismail Kadare, veprat tua do të jetojnë me ne sa të ketë shqiptarë mbi këtë dhe

Sot më 3 korrik po mbahet ceremonia shtetërore në nder të shkrimtarit emblematik Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta në moshën 88 vjeçare, shkruan  gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një postimi në llogarinë e saj sociale, artistja e njohur Shkurte Fejza ia ka dhënë lamtumirë  kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadaresë.

 


"Lamtumirë  ISMAIL KADARE kolos i letrave shqipe. Veprat tua të dhanë  përjetësinë artistike që do të jetojnë së bashku me ne sa të ketë shqiptarë mbi këtë dhe. Pusho i qetë në tokën mëmë", ka shkruar këngëtarja.

Zemra e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare u ndal mëngjesin e datës 1 Korrik 2024, në banesën e tij në Tiranë në moshën 88 vjeçare. Por të qenit shkrimtar i madh i ka siguruar atij pavdekësinë.


(Kosova Sot Online)