
Sabri Fejzullahu për Emina Çunmulajn: Ajo do t’i falë një copë shpirti të saj të madh Kosovës

Këngëtari, Sabri Fejzullahu, ka publikuar një fotografi me modelen e bukur, Emina Çunmulaj, shkruan “Kosova Sot Online”.
Fejzullahu ka shkruar fjalët më të mira për Eminën, duke thënë se është krenare për punën humanitare që ajo bën.
“Sot takova ikonën e bukurisë dhe Konsulen e Nderit të Shqipërisë në Florida, Eminën e bukur me shpirt edhe më të bukur. Ajo do t’i falë një copë shpirti të saj të madh Kosovës me punën e saj humanitare që e bën me vite. Krenar me ty, shkruan Fejzullahu.
(Kosova Sot Online)