Neki Emra në zi, humb personin më të dashur të familjes

  • A.P /
  • 04 July 2024 - 16:00
Neki Emra në zi, humb personin më të dashur të familjes

Këngëtari i njohur Neki Emra, përmes llogarisë së tij sociale ka njoftuar se sot është ndarë nga jeta në moshën 71 vjeçare, babai i tij i dashur, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Me pikëllim në zemër lajmërojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët tanë se bashkëshorti, babai, vëllau, vjehrri dhe gjyshi ynë i dashur Prof. FIKRIM EMRA", thuhet ndër të tjera në njoftim.

 

 

Njoftimi i plotë:


Me pikëllim në zemër lajmërojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët tanë se bashkëshorti, babai, vëllau, vjehrri dhe gjyshi ynë i dashur
Prof. FIKRIM EMRA ndërroi jetë më 04.07.2024 në moshën 71 vjeçare.

Varrimi do të bëhet më 04.07.2024 në ora 16:44 me IQINDI. Namazi xhenazes do të falet në xhaminë e DRAGOMANIT. Pamja bëhet në SH.K.A. "AGIMI" me datën 05,06,07 Korrik 2024 nga ora 10:00 - 16:00.

(Kosova Sot Online)