Vesa Smolica: Do të filloj me këngë popullore, në zhanrin e dasmave

  • E.K /
  • 05 July 2024 - 09:49
Vesa Smolica: Do të filloj me këngë popullore, në zhanrin e dasmave

Këngëtarja e njohur, Vesa Smolica, në një intervistë ka treguar se do të filloj të këndoj në zhanrin popullor, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Unë njëherë jam në atë fazën e tranzicionit sepse jam duke kaluar prej një zhanri në një zhanër tjetër. Në zhanrin e dasmave, pra me këngë popullore”, u shpreh ajo.

Këngëtarja theksoi: “Sfida më e madhe është që të gjitha këngët të duken të njëjta, por unë në Gjakovë jam rritur më këtë muzikë dhe normalisht varet nga kjo. Talent show që kam marrë pjesë më kanë ndihmuar me manovru shumë edhe me eksperimentu me zhanre. Tash jam ka du më shumë popullore, kështu po e do tregu. Ka më shumë meshkuj te muzika popullore kështu që duhet të hyjnë sa më shumë nuk ka diçka të keqe”, ka thënë mes tjerash Smolica.

(Kosova Sot Online)