Çiljeta zbulon detaje nga jeta personale

  • A.P /
  • 05 July 2024 - 16:40
Çiljeta zbulon detaje nga jeta personale

Çiljeta Xhilaga zbuloi disa detaje personale, duke ndarë edhe një moment delikat nga jeta e saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndërsa fliste për marrëdhënien me Alban Hoxhën, ajo tha se pasi ajo ka dalë nga “Ferma VIP”, të dy ndihen më të dashuruar se kurrë.

 

“Unë dhe Albani e di si jemi tani? Sikur jemi ridashuruar nga e para! Ky dy muaj e gjysmë, që nuk kishim ndenjur kurrë në këto 8 vjet larg njëri-tjetrit, na bëri mirë. E shohim njëri-tjetrin me një dashuri shumë të madhe”, -u shpreh këngëtarja.

Më tej, ajo tregoi se të dy kanë një dëshirë shumë të madhe për fëmijë dhe nëse nuk ndodh në mënyrë natyrale, do të provojnë me Invitro. Përpara kësaj, ajo tregoi se ka qenë shtatzënë disa vite më parë, por shtatzënia iu ndërpre në javët e para.

“Pa diskutim që bebi ka qenë në planet tona. Unë kam qenë shtatzënë përpara katër vjetëve, kur sapo kishim filluar bashkëjetesën. Nuk pata fat, sepse m’u shkëput në javën e shtatë. Që atëherë kemi tentuar, por nuk kemi qëlluar.

Image


(Kosova Sot Online)