Këngëtari i njohur arrestohet me drogë nga Policia e Kosovës

  • A.P /
  • 07 July 2024 - 09:50
Këngëtari i njohur arrestohet me drogë nga Policia e Kosovës

Raportohet se këngëtari Valon Shehu është arrestuar dje në orët e para të mëngjesit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ra në prangat e Policisë për posedim të drogës. 34-vjeçari është prangosur mbrëmë në rrugën “Gasper Karaqi”, në Gjakovë, pasi fillimisht u ndal nga Policia për kontroll dhe verifikim, pasi i njëjti kishte kryer kundërvajtje në trafik.

 

Raportohet se Shehut pas kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë i është gjetur një sasi e substancës narkotike, e llojit kokainë. Droga është sekuestruar si provë materiale, ndërsa këngëtari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikoterapie ose analoge”.

Kujtojmë që Shehu ka qenë edhe pjesë e “Big Brother VIP Albania”, aty ku qëndoi për vetëm pak ditë.

Image

(Kosova Sot Online)