Eleni Foureira: Ja pse nuk jam e qetë në jetën e përditshme

  • A.P /
  • 07 July 2024 - 13:02
Eleni Foureira: Ja pse nuk jam e qetë në jetën e përditshme

Këngëtarja  Eleni Foureira, në një intervistë për mediat greke, ka treguar se si ka ndryshuar jeta e saj pas ardhjes në jetë të djalit. Eleni është shprehur se djali është një fëmijë me shumë energji dhe se shpesh herë ajo nuk ndihet e qetë për të, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

“Nuk jam e qetë në jetën e përditshme me një fëmijë 16 muajsh. Mërkuri më ndjek, nuk mund të fle. Mendoj se ka vendosur të më çojë në kufi. Por, unë jam duke mësuar dhe duke u rritur me të. Unë jetoj me të ndjenjat më të bukura, intensive dhe të vërteta. Ai është një fëmijë që ka shumë energji, ka një perceptim të madh, në mbrëmje argëtohemi me babin e tij, por më vjen mirë që kam një fëmijë me energji që dëshiron të zbulojë botën”-ka treguar Foureira.

“Duke u rritur me djalin tim, po mësoj gjëra të panjohura për veten time që nuk i dija, sa durim mund të kem, duke më goditur rastësisht në sy, gjë që më ndodhi një muaj më parë. Tashmë isha e ftuar diku dhe nuk shkova”-vijoi këngëtarja.

Image

 

(Kosova Sot Online)