
Lexoni edhe:
Elhaida e zbulon a është shtatzënë!
Dua Lipa, po përjeton suksese të reja në karrierën e saj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Aktualisht, tri albumet e karrierës së saj, “Dua Lipa” i vitit 2017, “Future Nostalgia” i vitit 2020 dhe “Radical Optimism” i këtij viti, janë në mesin e 10 albumeve më të dëgjuara të momentit në Mbretërinë e Bashkuar.
Elhaida e zbulon a është shtatzënë!Lexoni edhe:
Në top-listën zyrtare të albumeve më të dëgjuara në Britani, Official Charts ka bërë të ditur se “Radical Optimism” është albumi i tretë më i dëgjuar i javës, “Future Nostalgia” i teti dhe “Dua Lipa” i 10-ti.
E lumtur për këtë sukses, Lipa ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, ku shprehte mirënjohjen e fansave të saj për këtë sukses të shënuar.
“Të tre albumet e mia janë në Top 10 në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë! Fëmijët e mi po më bëjnë shumë krenar. Faleminderit për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen dhe që më lejuat të jem kolonë zanore e ditëve tuaja gjatë këtyre 8/9 viteve”, shkroi Dua.
(Kosova Sot Online)