Lutfi Haziri: Mozziku është bërë dhëndri im i ri

  • E.k /
  • 08 July 2024 - 09:59
Lutfi Haziri: Mozziku është bërë dhëndri im i ri

Këngëtari, Mozzik dhe prezantuesja, Lotina Haziri, janë në një lidhje dashurie, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lotina është vajza e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Hazirit.

Haziri në një emision është pyetur për lidhjen e vajzës së tij dhe të Mozzikut.

“Ai ka qenë fans i Kadri Veselit, tani me siguri është i yti”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga moderatori i programit.

“Nuk e di fans i kujt është, edhe mundet me e ruajt atë, por Mozziku është bërë dhëndri im i ri”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)