Ndahet nga jeta aktorja e humorit, Drita Duraku
Është ndarë nga jeta aktorja e humorit, Drita Duraku, e njohur si “Nusja e Gostivarit”, përcjell “Kosova Sot Online”.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale gazetarja Radije Hoxha.
“Drita Duraku
21 shkurt 1959 – 07 korrik 2024
Ngushëllime familjes dhe gjithë miqëve të saj
Pusho në paqe artiste!
Një jetë qeshëm me humorin tënd!
Sot po qajmë!
Zoti të mëshiroftë në atë botë!”
(Kosova Sot Online)