Lutfi Haziri flet për Mozzikun: Dhëndri bëhet si fëmijë i dytë, po shkon duke u rritur familja

  • E.K /
  • 09 July 2024 - 11:12
Lutfi Haziri flet për Mozzikun: Dhëndri bëhet si fëmijë i dytë, po shkon duke u rritur familja

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në një intervistë ka komentuar lidhjen e vajzës së tij, Lotinës me reperin, Mozzik, përcjell “Kosova Sot Online”.

Haziri tha se ka takuar Mozzikun, duke thënë se se në familje dhëndri bëhet sikur fëmija i dytë.

“E kam takuar, na ka gëzuar, na ka gëzuar edhe ai. Ndryshe është perceptimi nga jashtë. Ne nuk kemi paragjykim”, u shpreh Haziri.

Ai shtoi: “Na ka hy një reper tani. Po shkon duke u rritur familja. Ata që i kanë tre vajza, bëhen edhe tre djem. Dhëndri në familje bëhet si fëmija e dytë. Por edhe ata që kanë djem në shtëpi, bëjnë vajza. Në kushte normale, duhet me u bë anëtar i familjes dhe bëhet anëtar i familjes”.

(Kosova Sot Online)