Robert Berisha ankohet për çmimet e larta në jug të Shqipërisë
Këngëtari, Robert Berisha, ka shkuar në pushime në Jalë të Shqipërisë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Roberti me shaka ka thënë se nuk e ka më veturën, pasi e ka dhënë për katër ditë shezlone, duke u ankuar kështu për çmimet e shtrenjta në jug.
“Përshëndetje, a ka kush vjen me më marrë të hënën këtu në Jalë në Shqipëri se jam ardhur me makinë, por nuk e kam më. E dhashë makinën për katër ditë shezlonet me i pagu, nuk pata lekë”, u shpreh ai.
(Kosova Sot Online)