Misi i Maqedonisë ra nga lartësia duke bërë fotografi, theu 11 brinjë

  • E.k /
  • 12 July 2024 - 13:35
Misi i Maqedonisë ra nga lartësia duke bërë fotografi,  theu 11 brinjë

Ish-miss Maqedonia, modelja dhe influencerja, Emilia Rozman, është rrëzuar ku u lëndua rëndë në parkingun pranë “Gjirit të Eshtrave” në Ohër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga Policia në Ohër kanë njoftuar se 32-vjeçarja nga Shkupi u rrëzua duke bërë fotografi pranë rrethojës metalike të parkingut në kompleksin turistik, afër fshatit Peshtan të Ohrit, raportojnë mediat atje.

Emilia ka treguar se ka thyer 11 brinjë.

“Të shtunën në mbrëmje pata një aksident në Gjirin e Eshtrave në Ohër, ku rrëshqita, pjesërisht nga ngathtësia, pjesërisht nga vlerësimi i keq i hapësirës, ​​nuk mund të komentoj për ndërtimin e gardhit sepse nuk jam kompetente dhe kam rënë rreth 7 metra dhe kam thyer 11 brinjë. Me këtë më janë dëmtuar edhe mushkëritë dhe jam transferuar nga spitali “Shën Erazmus” në Kirurgjinë Torakale në Shkup”, ka shkruar Rozman.

(Kosova Sot Online