Rita Ora e zbulon palnin e ri

  • A.P /
  • 16 July 2024 - 21:45
Rita Ora e zbulon palnin e ri

Rita Ora, është në fazën e përgatitjeve intensive për vitin 2025, siç ka konfirmuar në një intervistë për “The Sun”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo po punon me zell në albumin e saj të katërt dhe ka planifikuar të mbajë disa shfaqje verore në të ardhmen.

Rita Ora shprehet se është e emocionuar për turneun e ardhshëm dhe për të performuar live për publikun e saj.

Ajo thotë se preferon të performojë live mbi çdo gjë dhe ka një lidhje të fortë me energjinë e turmës.

Këngëtarja ka pohuar se festivalet e kësaj vere ishin një përvojë shumë argëtuese për të dhe se është e vendosur që të sjellë një përvojë të re dhe të ndryshme me albumin e ri që do të lancojë.

Fansat dhe audiencat e saj presin me padurim për të parë dhe dëgjuar projektet e reja të Rita Oras në vitin e ardhshëm.

Image

(Kosova Sot Online)