Meri Shehu: Do jem pjesë e një filmi, do mërzitem shumë nëse nuk jam në qendër të vëmendjes

  • E.k /
  • 22 July 2024 - 16:39
Meri Shehu: Do jem pjesë e një filmi, do mërzitem shumë nëse nuk jam në qendër të vëmendjes

Astrologia, Meri Shehu, ka treguar se i ka ardhur një ofertë për të marrë pjesë në një film, përcjell "Kosova Sot Online".

Shehu ka thënë se e ka pranuar këtë ofertë.

Meri Shehu: Kam pasur edhe oferta filmash. Ju nuk e dini që unë kam pasur dhe ofertë filmi. Ka ngelur pak në mes të rrugës, por meqë është verë… Unë i kam thënë po ofertës së filmit. Unë jam e lidhur me televizionin deri tani, me filmin jo, por unë jam tip i përditshmërisë, e urrej të pres të dal pas një viti në televizion apo në film, e vuaj këtë gjë. Them do mërzitem shumë nëse nuk jam në qendër të vëmendjes. Që kështu më shumë unë jam tek televizioni. Jam kompetente të jap shumë dimensione tashmë, jam e kompletuar.

(Kosova Sot Online)