![](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_AS-2-600x3601722066097.png)
Lexoni edhe:
BE: 1.6 miliardë dollarë për Ukrainën nga interesat e llogarive të ngrira të Rusisë
Në festivalin e madh “Sunny Hill” që u mbajt në Prishtinë, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, përjetoi një incident të pazakontë që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe mediave, transmeton "Kosova Sot Online ".
Gjatë performancës së saj, një fans e gjuajti me një bluzë në skenë, një situatë që ajo e menaxhoi me elegancë dhe humor.
Bebe Rexha, e cila ka pasur disa eksperienca të këqija ndër vite ku fansat e kanë gjuajtur me telefona ose gjësende të tjera, ka qenë shpesh e detyruar të ndërpresë performancat e saj dhe të largojë fansat nga koncerti. Megjithatë, këtë herë, situata mori një kthesë pozitive.
BE: 1.6 miliardë dollarë për Ukrainën nga interesat e llogarive të ngrira të RusisëLexoni edhe:
Sigurimi në skenë menjëherë ndërhyri për të larguar fansin që kishte hedhur bluzën, por Bebe Rexha u tregua e qetë dhe e ndjeshme. Duke folur në shqip, ajo i tha sigurimit: “Lëre lëre, është vetëm një bluzë”, duke treguar një kuptim dhe ndjeshmëri të veçantë ndaj fansave të saj.
Në vend që të krijonte një situatë të tensionuar, Bebe Rexha e mori bluzën në dorë dhe bëri një pozë para publikut, duke e kthyer incidentin në një moment argëtues dhe të paharrueshëm për të gjithë të pranishmit. Ky gjest i saj u prit me brohoritje dhe duartrokitje nga publiku, duke treguar lidhjen e veçantë që ajo ka me fansat e saj. Bebe Rexha përndryshe pati një performancë të zjarrtë mbrëmjen e së enjtes në festivalin “Sunny Hill”, duke lënë gjurmë me vizitën e saj në Kosovë.
(Kosova Sot Online )