Dedikim për vajzën që pritet të vijë në jetë, Bardhi zbulon detajet: Emri tek kënga…
I ftuar për të performuar në finalen e “She’s On Top”, artisti i njohur Bardhi, foli për jetesën e tij pas daljes nga Big Brother dhe gjithashtu ndau dhe surprizën e projektit të tij të ri, me një këngë që do të vijë për vajzën që ai dhe Sara Gjordeni po presin.
“Po jetoj në Tiranë. Kam katër muaj këtu dhe po më pëlqen shumë. E kemi dhe shtëpinë në Kosovë, por s’po duam të kthehemi më duket.
Po më pëlqejnë shumë njerëzit, edhe qetësia që po marr kur dal rrugëve të Tiranës. Shumë dashuri dhe shumë suport ndoshta. Ndoshta dhe publikun e parë që kam pasur, e kam pasur në Shqipëri. Edhe thjesht energjia”, tha si fillim Bardhi.
Më pas, artisti u ndal dhe te projektet, i cili surprizoi duke thënë: “Kam disa projekte gati. Diku pesë këngë që do dalin. E kam dhe një këngë për bebin e vogël. Po pres dhe unë ta realizoj, besoj shumë shpejt”.
Kur u pyet për emrin e fëmijës, ai dhe Sara vendosën të mos përgjigjeshin, duke e lënë mister.
“Kemi vendosur. Është emër shumë i shkurtër, është me tre shkronja. Kështu që po e ruajmë. Edhe pak do e merrni veshë, sepse e kam surprizë te kënga”, u shpreh Bardhi.
(Kosova Sot Online)