Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Trajtim si me qenë bagëti, fëmijët e shkretë u torturuan
Komediani dhe këngëtari, Bes Kallaku, ka treguar një ngjarje se cfarë ka përjetuar brenda në aeroplan, teksa po udhëtonte nga Milano për në aeroportin e Rinasit, shkruan "Kosova Sot Online".
Ai tha se ai dhe udhëtarët e tjerë të kësaj linje, u ngujuan në aeroplan për 1 orë pa ajër të kondicionuar.
Ai e ka quajtur këtë trajtim si "bagëti".
Tutje, Besi e ka quajtur të tmershme trajtimin e udhëtarëve.
Këngëtari ka ndarë edhe pamje brenda situatës së përjetuar në aeroplan.
“Një tmerr nga linja Milano-Rinas. Një orë brenda në avion pa ajër të kondicionuar, trajtim si me qenë bagëti. Fëmijët e shkretë u torturuan, nuk hapin as derën për me marrë frymë. Tmerr të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi”, shkroi Kallaku.
(Kosova Sot Online)