Alma Bektashi flet për tradhtinë: E mësova nga portalet

  • s.a /
  • 01 August 2024 - 10:59
Alma Bektashi flet për tradhtinë: E mësova nga portalet

Alma Bektashi i dha fund në 2021 martesës 25-vjeçare me bashkëshortin e saj Sokol Stafa, pasi ai nisi një lidhje dashurie me një psikologe 20 vite më të re, transmeton "Kosova sot Online". Asokohe në media thuaj se edhe vetë Alma ishte njohur me këtë aferë 2-vjeçare të bashkëshortit pasi ai dilte hapur në rrjetet sociale të psikologes.

Në një intervistë të fundit Alma është ndalur tek mënyra sesi e ka mësuar tradhëtinë e tashmë ish-bashkëshortit të saj. Ajo tregoi se edhe pse kishte pasur dyshime, edhe pse kishte dëgjuar zëra për atë që po ndodhte, lajmin e kishte mësuar nga portalet.Ndaj, duke marrë parasysh shkeljen e besimit të ish-bashkëshortit, vendosi që t'i jepte fund martesës së saj. 

"Në radhë të parë ka qenë tradhtia bashkëshortore që unë e marr si mosrespekt ndaj personit me të cilin kalon një kohë shumë të gjatë. Unë nuk e toleroj tradhtinë, mosrespektin, nuk i toleroj gjërat që nuk janë të shëndetshme në një lidhje martesore. Duke patur kategorike 0 tolerancë për tradhtinë kam marrë vendimin. Ka qenë vendim i marrë përnjëherë, aty-për-aty. E kuptova nëpërmjet portaleve. Kisha dëgjuar pak aty-këtu, por nuk u besoj pa i parë gjërat vetë asnjëherë. Është e vështirë kur je profesoreshë, në koncerte, spektakle, gjithë këto aktivitete që ti i bën gjatë gjithë kohës, udhëton gjatë gjithë kohës dhe natyrisht edhe në kështu rastesh pret mirëkuptim në mënyrë absolute. Por, duke e parë që luhatet në familje besimi nuk besoj që duhet të fal...Mund të kem edhe kritika nga publiku, por pa kaluar në lëkurën time nuk e kupton."-tha këngëtarja.

(Kosova Sot Online )