Besi dhe Xhensila bashkë përsëri?

  • s.a /
  • 08 August 2024 - 10:39
Besi dhe Xhensila bashkë përsëri?

 

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe komediani Bes Kallaku vazhdojnë të mbetën shumë të diskutuar mbi ndarjen e tyre, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ish çifti që ndajnë bashkë dy fëmijë, Ajkën dhe Amenin, së fundmi kanë ngritur dyshime tek fansat për një rikthim.

Xhensila dhe Besi postuan imazhe nga plazhi me fëmijët e tyre në intervale të afërta kohore, çka bëri që fansat të shpërthejnë në aludime.

Gjithsesi, akoma nuk kemi detaje të tjera apo përditësime mbi relacionin, Xhensila – Besi.

(Kosova Sot Online )