Rrjeti po zien për dhunën ndaj Klea Prengës, Antonela Berisha reagon në 'heshtje'

  • s.a /
  • 10 August 2024 - 09:04
Rrjeti po zien për dhunën ndaj Klea Prengës, Antonela Berisha reagon në 'heshtje'

Dhuna brutale ndaj Klea Prengës është kthyer në temë diskutimi në media dhe rrjete sociale. E reja u masakrua me gotë xhami në fytyrë teksa ndodhej në një restorant, transmeton "Kosova Sot Online ".

Pamjet e rënda po qarkullojnë kudo, ndërsa e dhunuara tashmë kërkon drejtësi për arrestimin sa më parë të dy autoreve, Antonela dhe Mariela Berisha. Ish banorja e Big Brother Vip dhe motra e saj siç pretendon e reja e kanë sulmuar dhe kërcënuar me mesazhe se ky është mësimi që merr kur futesh në mes të familjes.

Teksa rasti po qarkullon e po komentohet kudo, Antonela Berisha e cila është në arrati ka bërë reagimin e saj të parë në “heshjte”. Ish konkurrentja e Për’Puthen ka bllokuar opsionin e komenteve në të gjitha fotot e saj. Përfshirja e saj në këtë incident të rëndë mesa duket ka shkaktuar shumë reagime në faqen e saj zyrtare.

(Kosova Sot Online )