Lexoni edhe:
Princ Leka dhe Blerta Celibashi drejt altarit
Avokati i Noizyt, Besnik Berisha ka treguar se çka po ndodh në çështjen e reperit i cili aktualisht po mbahet në paraburgim për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Princ Leka dhe Blerta Celibashi drejt altaritLexoni edhe:
Ai tha se Noizy është në pritje të dëgjimit nga gjyqtari sepse çështja deri më tani sipas tij, nuk është dëgjuar nga një gjyqtar.
“Çështja është bartur në gjykatën e Durrësit, besoj do të kemi një verdikt brenda javës. Nuk ka tendenca as nga Noizy as nga unë që ta pengojmë procesin e nisur në Kosovë, bile po përpiqemi që të ndriçojmë gjithçka që ka ndodhur atë natë. Nuk ka qëllim sepse nuk ka gisht as në lëndim, e kjo do të provohet që është vetëm një lëndim i lehtë trupor ndaj së paku një personi. Ka dëshmitare me të cilët kam kontaktuar dhe përmes të cilëve kam mësuar për rrethanat e rastit. Noizy është viktimë e këtij procesi, është i papërfshirë”, tha Berisha.
(Kosova Sot Online)