Stresi flet nga arratia: Ndodhem diku 300 km nga Tirana, kam pas në mend të dorëzohem

  • E.k /
  • 15 August 2024 - 10:06
Stresi flet nga arratia: Ndodhem diku 300 km nga Tirana, kam pas në mend të dorëzohem

Këngëtari, Stresi, ka dhënë një deklaratë për mediat e Kosovës, teksa ndodhet në arrati dhe kërkohet nga autoritetet e drejtësisë atje, përcjell “Kosova So Online”.

Stresi ka treguar se ndodhet 300 km nga Tirana dhe se është mirë.

Ai ka deklaruar ndër të tjera se pret që të shpallet i pafajshëm dhe më pas do të shkojë vetë të paraqitet te autoritetet.

“Ndodhem diku 300 km nga Tirana, jam shumë mirë, po pres shqyrtimin si do shkojë kjo çështje. Kam pas në mend të dorëzohem por duke parë që çfarë i kaq ndodhur Noizyt dhe Crax, nuk jam dorëzuar se kam dit që do më mbajnë dhe mua kot. Po pres si do shkojë procesi dhe do vijë dita që do dal i pafajshëm dhe do të dorëzohem”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)