Bebe Rexha lajmërohet nga Arabia Saudite

  • A.P /
  • 16 August 2024 - 22:00
Bebe Rexha lajmërohet nga Arabia Saudite

Bebe Rexha, ka performuar në festivalin prestigjioz ‘MDL Beast’ që u mbajt në Riad, Arabinë Saudite,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Festivali, i cili njihet për sjelljen e yjeve më të mëdha të muzikës në skenën e tij, këtë herë mirëpriti edhe emra të njohur si Afrojack, Wiz Khalifa, G-Eazy, Gunna dhe të tjerë. Megjithatë, ishte Bebe Rexha ajo që arriti të kapërcejë pritshmëritë.

Në faqen zyrtare të festivalit në Instagram, janë publikuar disa video në InstaStory ku shihet atmosfera e ndezur gjatë performancës së artistes shqiptare. Fansat e pranishëm nuk e fshehën entuziazmin dhe energjinë e tyre, ndërsa Bebe Rexha këndonte hitet e saj të njohura.

Image

(Kosova Sot Online)