Stresi: Në qofshi burra e keni dalë në këtë jetë prej një femre, mos prekni në familje

  • E.k /
  • 20 August 2024 - 11:54
Stresi: Në qofshi burra e keni dalë në këtë jetë prej një femre, mos prekni në familje

Këngëtari, Stresi, ka shkruar një dedikim emocionues për nënën e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai i ka kërkuar falje për të gjitha këto që i kanë ndodhur së fundmi.

Stresi iu bën thirrje të tjerëve që të mos prekin në familje.

Postimi i plotë i Stresit (pa ndërhyrje):

“Ndërsa për ty nëna ime të kërkoj 1000 herë falje, më fal që të solla shumë njerëz në shtëpi më fal që ti u përkujdese për ta si për mua. Më fal që iu lave edhe brekët, më fal që edhe gatove bukë për ta, i hekurose.

Sa herë mërzitesha prej tyre që të shanin në mënyrën më ç’njerëzore, më thoje: Unë kam Allahun djali im ai e di më së miri.

I bëj apel të gjithë TikToker-ave, në Instagram a çka jeni; në qofshi burra e keni dalë në këtë jetë prej një femre, mos prekni në familje.

Por, në qofshi burra merruni personalisht me atë njeri, çfarë faji ka familja. Zoti ua bekoftë familjen të gjithëve”.

(Kosova Sot Online)