Martohen dy aktorët që u dashuruan vërtetë gjatë serialit të njohur

  • A.P /
  • 20 August 2024 - 19:37
Martohen dy aktorët që u dashuruan vërtetë gjatë serialit të njohur

Aktorja e njohur turke Beril Pozam, e cila luante motrën e madhe të Seyranit, Suna, në serialin Yalı Çapkını dhe Ersin Arıcı, i cili luante dorën e djathtë të Ferit, Abidin, bashkuan jetën e tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Në dasmë, bashkëlojtarët e çiftit të famshëm nga seriali Yalı Çapkını nuk i lanë të qetë. 

Fotot e dasmës së Beril Pozamit dhe Ersin Arıcı zgjuan shumë interes tek fansat e serialit.

Aktorët e njohur Ersin Arıcı dhe Beril Pozam, të cilët u njohën në xhirimet e serialit dhe miqësia e të cilëve u shndërrua në dashuri, bashkuan jetën e tyre. 

Ersin Arıcı shprehu lumturinë e tij duke thënë: “Më vjen mirë që bashkuam jetët tona”. 

Beril Pozam e cilësoi propozimin për martesë si një moment të paharrueshëm dhe tha: "Ylli u zhvendos dhe në atë moment mora një propozim për martesë. Ishte vërtet fati ynë që gjetëm njëri-tjetrin.", transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 Ndërkohë që në dasmën e çiftit të famshëm morën pjesë shumë emra të njohur, ekipi i Kingfisher nuk i la të qetë në këtë ditë të veçantë. 

(Kosova Sot Online)