
Tayna vjen me një njoftim: Jeta është e bukur

Këngëtarja e njohur, Tayna, do të lansoj projektin e saj më të ri muzikor, shkruan “Kosova Sot Online”.
Tayna ka treguar se kënga e saj më e re “Folem pak” do të lansohet nesër në orën 18:00.
“24.08, 18:00 ‘Folem pak’. Kjo këngë të jep ndjesinë; një ditë e fundit vere në plazh, dielli po perëndon, është duke fryrë një fllad i lehtë veror, kjo muzikë në sfond, je duke shkruar me personin që e ke takuar këtë këhë edhe jeta është e bukur”, ka shkruar Tayna.
(Kosova Sot Online)