![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
Shkurte Fejza dhe bashkëshorti i saj festojnë 40 vjetorin e martesës: Nuk dimë të jetojmë pa njëri-tjetrin
![Shkurte Fejza dhe bashkëshorti i saj festojnë 40 vjetorin e martesës: Nuk dimë të jetojmë pa njëri-tjetrin](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/27/auto_auto_shkurte-fejza-78547684645616977984871724743756.jpg)
Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza dhe bashkëshorti i saj, Hajrush Behluli, kanë festuar 40 vjetorin e martesës së tyre, shkruan “Kosova Sot Online”.
Behluli ka publikuar një fotografi me bashkëshortën e tij, teksa ata shfaqen të lumtur krahë njëri tjetrit.
Behluli ka shkruar se ata nuk dijnë të jetojnë pa njëri tjetrin, duke thënë se martesën e tyre e kanë ushqyer me dashuri.
“Sot 40 vjet martesë një jetë bashkë. Sfidë, peripeci lufte po edhe harmoni. Përkundër të gjithave martesën tonë e ushqyem me dashuri. Shkuan 40 vite shpejt. Po, vazhdojmë me këtë rrugë, pa ndryshime. Më mirë na bie sepse edhe nuk dimë të jetojmë pa njëri-tjetrin”, ka shkruar Behluli.
Përndryshe, Shkurta ka një karrierë të gjatë muzikore dhe mjaft të sukseshme.
(Kosova Sot Online)